Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Multivan 6.1

Ikonë, statusi më i ri.

Mund ta bëni edhe më perfekte diçka perfekte? Mund ta provoni: Kjo gjeneratë e Multivan tenton vazhdimisht të konfirmojë pikat e saj të forta dhe vjen me karakteristika të shumta! Rezultati është një shoqërues inovativ me sistemet më moderne të info-argëtimit, asistencës së drejtuesit dhe sistemet e sigurisë, duke ruajtur të pacenuar multifunksionalitetin e tij. Multivan 6.1 i gjerë dhe i fuqishëm: Automjeti i shumanshëm për ata jeta e të cilëve është gjithmonë në lëvizje. 

Ambienti i brendshëm 6.1

E ardhmja para syve: Përveç kroskotit të ri opsional 26 cm (10.25 inç) "Digital Cockpit", ambienti i brendshëm i Multivan 6.1 shkëlqen me opsionet më moderne për lidhjen në rrjet si pajisje standarde falë gjeneratës së fundit të sistemeve modulare të info-argëtimit, duke përfshirë një ekran me prekje 23 cm (9,2 inç) në konsolën qendrore. Krahas kësaj, pozicioni i ngritur i sediljes dhe mbështetja opsionale lumbare me 4 profile sigurojnë rehati të shkëlqyer dhe ndarje të shumta depozitimi në automjet për një nivel të lartë shikueshmërie.

Ekranet dixhitale 6.1

Centrali juaj i ri i kontrollit Kroskoti Dixhital

Matësi i shpejtësisë i së ardhmes: Sipas kërkesës suaj, ekrani klasik për Comfortline mund të shkëmbehet me një ekran 26 cm (10,25 inç), me resolution të lartë dhe me vetëndriçim, - për Highline vjen si pajisje standard. Paneli inovativ i instrumenteve i jep shoferit informacion që shkon përtej treguesit të shpejtësisë dhe të karburantit.

Centrali juaj i ingo-argëtimit Sistemi i navigimit Discover Pro

Doni të bëni telefonatë gjatë ngarjes së makinës, keni nevojë për informacion të përditësuar për gjendjen e trafikut apo dëshironi thjesht argëtim: Sistemi opsional e intuitiv i navigimit "Discover Pro”, për shembull, me kontrollin e gjesteve, ju ofron qasje në një larmi funksionesh të dobishme dhe nuk lë gjë për të dëshiruar. Kështu, do të mbërrini në destinacion të sigurt dhe gjithmonë do të jeni të zbavitur.

Qasja juaj në botën e shërbimeve inovative online Volkswagen We Connect1

Multivan 6.1 është i pajisur si standard me funksionet inovative online të "We Connect"1, si dhe me gjeneratën më të re të "Seteve Modulare të Info-argëtimit". Nëse dëshironi, mund të jeni online gjatë drejtimit të automjetit. Me "We Connect"1 shijoni karakteristikat që e bëjnë çdo udhëtim më të rehatshëm dhe më të sigurt. Me informacionin në kohë reale për trafikun, të dhënat e përditësuara të hartave, apo hapjen pa çelës të automjetit me anë të aplikacionit - Multivan 6.1 është i lidhur në mënyrë të përsosur me internetin. Shihet treguesi i shpejtësisë dhe niveli i karburantit.

Karakteristikat e Komfortit 6.1

Gjeni rehatin tuaj në Multivan 6.1: Pajisjet standarde të shumta dhe të zgjeruara në mënyrë të konsiderueshme, si dhe shtesat e rehatshme, kontribuojnë për manovrim të pa komplikuar për nivelin e furgonit. Kështu, mund ta shijoni çdo ditë në mënyrë të relaksuar edhe pas timonit.

Timoni elektromekanik

Me lehtësi në destinacion

Timoni elektromekanik tek Multivan 6.1 ju ofron një mbështetje aktive dhe të adaptueshme në thuajse të gjitha situatat e ngarjes. Për më tepër, koncepti inovativ Servo përbën bazën për sistemet më moderne të asistencës së drejtuesit tek Multivan 6.1.

Oferta e sediljeve

Komforti i lartë i sediljeve

Multivan 6.1 vjen me sedilje tepër të rehatshme, në mënyrë opsionale, me 4 profile mbështetjeje mesi të përshtatshme në mënyrë elektrike. Unike: Sediljet teke të disponueshme mund të rrotullohen dhe të lëvizen në mënyrë të ndryshme shumë shpejt.

Ndërfaqja e telefonisë celulare "Comfort"

Të lidhur në mënyrën më të mirë.

Ndërfaqja standarde e celularit "Comfort" e bën komunikimin më të lehtë për ju dhe, në varësi të modelit, smartfoni juaj karikohet pa kabull. Duart tuaja qëndrojnë aty ku duhet: të sigurt në timon.

Dinamika e drejtimit 6.1

Teknologjia me eficencë të lartë të motorit tek Multivan 6.1 karakterizohet nga performanca, fuqia dhe ekonomia. Zgjedhja perfekte nëse udhëtoni shumë dhe dëshironi të shijoni dinamikën e drejtimit në një nivel të lartë.

Motorët

Moment force i lartë, tërheqje e fortë.

Multivan 6.1 është në dispozicion me versione të ndryshme motori dhe transmisioni. Kutia duale e shpejtësisë që vjen si pajisje opsionale (DSG) pa ndërprerje të fuqisë tërheqëse është tepër e rehatshme dhe ekonomike. Me sistemin 4MOTION me të gjitha rrotat aktive, Multivan 6.1 mbetet automjeti më i përshtatshëm në çdo terren për klasin e tij.

Sistemet e ndihmës së drejtuesit 6.1

Rregullatori automatik i distancës ACC

Rregullatori automatik i distancës2 përshtat automatikisht shpejtësinë e përcaktuar paraprakisht me atë të automjeteve para duke ruajtur distancën e vendosur nga drejtuesi.

Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti i ruajtjes së korsisë

Ja se si qëndroni në rrugën tuaj me Multivan 6.1: Asistenti ndaj erës anësore, që vjen sipas kërkesës suaj 2 3 kthen timonin në drejtim të kundërt në rast daljeje të paqëllimtë të automjetit dhe njëkohësisht paralajmëron drejtuesin me sinjal akustik paralajmërues e me mesazh në ekranin multifunksional.

Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti ndaj erës anësore

Mund të hyjë në punë si të dojë: Asistenti ndaj erës anësore2 ndihmon drejtuesin si pjesë e funksionit të programit të stabilizimit elektronik në raste erërash anësore të forta dhe të stuhishme me anë të ndërhyrjeve automatike në frenim të rrotave.

Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti i parkimit "Park Assist"

Asistenti i parkimit2 mbështet drejtuesin duke marrë në kontroll lëvizjen e timonit për parkimin e makinës.

Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Mbrojtja anësore

Shijoni sigurinë e gjithanshme tek Multivan 6.1: Mbrojtja anësore2 monitoron anët e automjetit dhe ju paralajmëron vizualisht dhe akustikisht brenda kufijve të saj, në rast afrimi kritik me pengesa dhe njerëz.

Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Asistenti i daljes nga parkimi

Asistenti i daljes nga parkimi2 ofron një funksion paralajmërues të trafikut prapa kur dilni nga parkimi ose manovroni. Kjo mundëson reduktimin e aksidenteve duke përdorur frenimin automatik të urgjencës në situata kritike.

Videoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Rregullatori i dritave të gjata "Light Assist”

Sistemi i rregullimit të dritës redukton automatikisht ndriçimin mbi automjetet në ardhje apo ato në parakalim për të mos i verbuar. Në shpejtësi 60 km/h dhe në errësirë të plotë, dritat e gjata ndizen automatikisht me sistemin e aktivizuar paraprakisht.

Fotoja e sistemit të asistencës tregon një shembull të modelit Crafter.

Lëreni Multivan 6.1 t’ju frymëzojë

Start Video
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team