Më i mençur për detyrën: Falë We Connect1 jeni gjithmonë të pajisur me informacionin e nevojshëm në mënyrë profesionale dhe private. Falë grupit të instrumenteve Premium keni gjithçka para syve. Dhe mbërrini të sigurt me sistemin e navigimit "Discover Media".
Në kroskotin e riprojektuar keni gjithçka para syve. Krahas dy instrumenteve rrethore për shpejtësinë dhe xhirot motorike, ekrani opsional dixhital multufunksional ofron informacion të rëndësishëm mbi distancën aktuale të ecjes, orën e udhëtimit dhe të dhëna mbi konsumin. Ekrani multifunksional përfshin gjithashtu pikasjen e lodhjes2 Sapo pikas një devijim nga sjellja normale e drejtimit të automjetit, shoferi këshillohet që të bëjë një pushim nëpërmjet sinjaleve vizive dhe akustike.
Kur takimet janë radhë, nuk ka kohë për devijime. Me sistemin e navigimit "Discover Media" mund të arrini në destinacionin tuaj pa asnjë devijim dhe gjithashtu mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Në cilësinë e përsosur të zërit, natyrisht.
Transporter 6.1 është i pajisur me funksionet inovative online të "We Connect"1 1, si dhe me gjeneratën më të re të "Setet Modulare të Info-argëtimit". Nëse dëshironi, mund të jeni online gjatë drejtimit të automjetit. Me "We Connect"1 shijoni karakteristikat që e bëjnë çdo udhëtim më të rehatshëm e më të sigurt. Me informacione në kohë reale mbi trafikun apo me njoftime territoriale online - Transporter 6.1 është i lidhur në mënyrë optimale me internetin.
Për përdorimin e shërbimeve We Connect, klientit i duhet një llogari përdoruesi tek Volkswagen ID dhe të regjistrohet tek We Connect me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Gjithashtu, duhet të lidhet një kontratë e veçantë online me We Connect ose We Connect Plus dhe Volkswagen AG. Klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit për ta regjistruar atë në www.portal.bolkswagen-we.com për We Connect Plus, dhe të përdorë falas shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e rënë dakord.
Brenda kufijve të sistemit.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.