Gjeni informacionet që ju nevojiten sidomos kur jeni duke lëvizur në ndonjë vend: Kompjuteri në bord ju jep akses të përdorni të gjitha të dhënat e rëndësishme të automjetit e-Crafter. Për shembull, konsumi i energjisë, gjendja e baterisë së tensionit të lartë, rrjedha e energjisë aktuale dhe diapazoni i mbetur. Aty gjithashtu shfaqen informacionet aktuale si kilometrat e përshkuar, temperatura e jashtme dhe ora. Gjithashtu ju mund të përdorni me shumë lehtësi sistemet e asistencës së shoferit përmes ekranit me ngjyra TFT.
Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, taksën standarde të konsumit (NoVA) dhe nuk marrin parasysh shtesat apo zbritjet e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.