Qoftë lëvizja me rrotat e përparme, kur ju kërkohet më shumë kapacitet ngarkimi, qoftë lëvizja me rrotat e pasme për transportin e mallrave të rënda ose kur duhet të hyjnë në punë të gjitha rrotat aktive për përparim më të mirë në terrene të vështira- Crafter ju ofron konceptin e duhur të drejtimit pothuajse në çdo sfidë..
Kombinon ngarkesën më të madhe, ngarkesën e lartë tërheqëse deri në 3.0 t dhe një motor të përparmë i instaluar në mënyrë diagonal.
Kur të tjerët kanë kohë që kanë arritur limitet e tyre, tek Crafter ka gjithmonë e më shumë diçka për tu zhvilluar: Versioni me rrota të pasme mund të trajtojë ngarkesa të larta tërheqëse dhe të bind duke kryer tërheqje të shkëlqyeshme edhe kur është plotësisht i ngarkuar..
Qoftë në kantieret e ndërtimit me baltë, apo në shtigjet pyjore të pashtruara ose pjerrësitë ekstreme - në versionin lëvizja me të gjitha rrota aktive 4MOTION Crafter të bind pothuajse çdo terren me një tërheqje të besueshme dhe qëndrueshmëri të shkëlqyeshme në rrugë drejtë.
Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, taksën standarde të konsumit (NoVA) dhe nuk marrin parasysh shtesat apo zbritjet e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.