Sistemet ­ e sigurisë

Në serinë drejtoni të sigurt

Kamionçina Crafter ka karakteristika të gjera sigurie.

Frenimi kundër përplasjes së shumëfishtë1

Fillon procesin e frenimit pas një përplasjeje. Në rastin ideal, do të shmangë përplasjet pasuese. Pas një vonese të shkurtër, automjeti ngadalësohet menjëherë deri në 10 km/h, ndërkohë që drejtuesi mund ta rifitojë kontrollin e automjetit në çdo kohë.

Programi i stabilizimit elektronik1

Parandalon kthimin e pa plotë ose kthimin e tepërt duke frenuar në mënyrë selektive në secilën rrotë.

Sistemi anti-rrëshqitje (ASR)1

Ndalon rrëshqitjen e gomave.

Sistemi i frenimit antibllokues (ABS)1

Parandalon bllokimin e rrotave. Kështu ruhet aftësia drejtuese.

Bllokuesi elektronik i diferencialit (EDS)

Shpërndan forcën lëvizëse tek rrotat pa rrëshqitje.

Paralajmërimi i rripit të sigurisë

Sinjalizon vizualisht drejtuesin e automjetit për vendosjen e rripit mbas ndezjes së motorit dhe akustikisht mbas fillimit të udhëtimit. 

Airbag-u i shoferit

Vjen si pajisje standarde e ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme në rast përplasjeje ballore. Sipas kërkesës, mund të porosisni edhe jastëk ajri anësor.

1 Brenda kufijve të sistemit

Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, taksën standarde të konsumit (NoVA) dhe nuk marrin parasysh shtesat apo zbritjet e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

VW Crafter
Kamionçinë

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team