Sistemi i asistencës së drejtuesit

I mirëmenduar dhe i përgatitur

Në kantieret e ngatërruara të ndërtimit, në rrugët e ngushta malore, në rrugë të ngushta të banimit apo në raste erërash në autostradë: në furgonin Crafter një mori sistemesh inovative asistence dhe sigurie ju mbështesin kur situatat ndërlikohen. Kështu, arrini në destinacion mirë dhe mbi të gjitha, të relaksuar.

Kontrolli automatik i distancës ACC1 dhe dhe sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist"1 2

Përshtat automatikisht shpejtësinë me atë të automjeteve para duke ruajtur distancën e përcaktuar nga drejtuesi. Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist", tashmë me funksionin e frenimit emergjent City të përfshirë, ndihmon për të shkurtuar distancën e ndalimit në situata kritike.

Sistemi i ruajtjes së korsisë "Lane Assist"1

Në rast daljeje të pa qëllimtë, timoni do të kthehet në drejtim të kundërt dhe njëkohësisht shoferi paralajmërohet me sinjal akustik e me mesazh në ekranin multifunksional.

Asistenti ndaj erës11

Ndihmon si pjesë e funksionit të programit të stabilizimit elektronik në raste erërash të forta anësore nëpërmjet ndërhyrjeve automatike me frenim të rrotave. 

Rregullatori i dritave të gjata "Light Assist"

Redukton automatikisht ndriçimin mbi automjetet në ardhje apo në parakalim për të mos i verbuar. Në shpejtësi 60 km/h dhe në errësirë të plotë, dritat e gjata ndizen automatikisht me sistemin e aktivizuar paraprakisht.

Paketa e ndriçimit & shikueshmërisë (pa ilustrim)

Për një shikueshmëri më të mirë, paketa përbëhet nga një sistem ndriçimi që komandon automatikisht dritat e gjata, një rregullator të intensitetit të dritës, e cila zbehet automatikisht, dhe një sensor shiu që aktivizon fshirëset e xhamit. Dritat ndihmëse të ecjes me funksionin "Coming Home/Leaving Home" ofrojnë siguri dhe rehati shtesë në sajë të ndriçimit të shndritshëm të mjedisit të automjetit.

Kufizuesi i shpejtësisë (pa ilustrim)

Në varësi të këndit të përpjetës apo tatëpjetës, ruan shpejtësinë e dëshiruar prej 30 km/h.

Kontrolli i presionit të gomës (pa ilustrim)1

Shfaq presionin aktual të secilës gome dhe paralajmëron nëse ka devijime nga vlera e përcaktuar.

Zbulimi i lodhjes (pa ilustrim)1

Nëpërmjet sinjaleve optike dhe akustike rekomandon një pushim sapo pikas një sjellje drejtimi që nënkupton lodhje.

Asistenti i ecjes në pjerrësi (pa ilustrim)3 4

Siguron ecje të kontrolluar dhe të sigurt gjatë zbritjes së tatëpjetës duke përshtatur shpejtësinë e motorit dhe, nëse është e nevojshme, duke shtypur frenat.

Asistenti i ecjes në pjerrësi (pa ilustrim)

Asistenti i ecjes në pjerrësi ju mbështet për nisjet kodrinore duke ndaluar aktivisht automjetin.

Dritat e mjegullës me funksion ndriçimi kthese të integruar (pa ilustrim)

Sigurojnë një shikueshmëri optimale në mot të keq. Në kthesa, feneri në hyrje të kthesës ndriçon anën e rrugës.

1 Brenda kufijve të sistemit
2 Deri 30 km/h
3 Në dispozicion vetëm në kombinim me sistemin e navigimit "Discover Media"
4 I disponueshëm në kombinim me sistemin 4MOTION me të gjitha rrotat aktive.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Grand California

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team