Nëse dëshironi të ndërtoni shumë, duhet të jeni në gjendje të transportoni shumë. Askush më mirë se ju nuk e di se sa shumë duhet. Prandaj kamionçina Crafter është e disponueshme me deri tre gjatësi të ndryshme dhe me kabinë teke ose dopio. E vendosni ju se për çfarë kapacitetesh ka nevojë shoqëria juaj.
Kamionçina Crafter me ndëraks me gjatësi mesatare dhe kabinë teke është 6.204 mm e gjatë. Kështu, ka një sipërfaqe ngarkimi deri 7,1 m² dhe ofron vend për deri tre persona.
Me gjatësi prej 6.204 mm kamionçina Crafter me ndëraks mesatar dhe kabinë dopio ka një sipërfaqe ngarkimi prej deri 5,5 m². Gjithashtu transporton deri shtatë persona.
Kamionçina Crafter me ndëraks të gjatë dhe kabinë teke ka një gjatësi prej 7.004 mm, një sipërfaqe ngarkimi prej deri 8,8 m² dhe hapësirë për tre persona.
Kamionçina Crafter me ndëraks të gjatë dhe kabinë dopio bind me gjatësinë e saj prej 7.004 mm, një sipërfaqe ngarkimi prej deri 7,1 m² dhe hapësirë për shtatë persona.
Me një gjatësi prej 7,404 mm, kamionçina Crafter me ndëraks të gjatë plus dhe kabinë teke ka një sipërfaqe ngarkimi prej 9,6 m² dhe ofron vend për tre persona.
1 E disponueshme në kombinim me kabinën teke
Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, taksën standarde të konsumit (NoVA) dhe nuk marrin parasysh shtesat apo zbritjet e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.