Kamionçina Crafter ka karakteristika të gjera sigurie.
Fillon procesin e frenimit pas një përplasjeje. Në rastin ideal, do të shmangë përplasjet pasuese. Pas një vonese të shkurtër, automjeti ngadalësohet menjëherë deri në 10 km/h, ndërkohë që drejtuesi mund ta rifitojë kontrollin e automjetit në çdo kohë.
Parandalon kthimin e pa plotë ose kthimin e tepërt duke frenuar në mënyrë selektive në secilën rrotë.
Ndalon rrëshqitjen e gomave.
Parandalon bllokimin e rrotave. Kështu ruhet aftësia drejtuese.
Shpërndan forcën lëvizëse tek rrotat pa rrëshqitje.
Sinjalizon vizualisht drejtuesin e automjetit për vendosjen e rripit mbas ndezjes së motorit dhe akustikisht mbas fillimit të udhëtimit.
Vjen si pajisje standarde e ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme në rast përplasjeje ballore. Sipas kërkesës, mund të porosisni edhe jastëk ajri anësor.
1 Brenda kufijve të sistemit
Në këtë faqe përshkruhen pajisjet e modeleve. Zakonisht nuk përmendet nëse pajisjet përkatëse janë standarde apo opsionale me pagesë shtesë. Për informacion më të detajuar mbi shtrirjen e saktë të pajisjeve të automjetit (pajisje standarde/pajisje shtesë) ose në lidhje me kufizimet e kombinimit, ju lutemi, kontaktoni shitësin e autorizuar të Volkswagen Automjete Komerciale ose përdorni konfiguruesin tonë për Volkswagen Automjete Komerciale. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, taksën standarde të konsumit (NoVA) dhe nuk marrin parasysh shtesat apo zbritjet e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.