Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Mbyll menunë
Start Video

Caddy i ri

 

100% i ri. Dhe gjithnjë e më shumë 100% Caddy.

Vetëbesimi i ri: Caddy i ri është ridizenjuar plotësisht nga ne. Krahas dizajnit të ri dhe emocionues, gjithashtu bindëse janë edhe sistemet me të fundit të asistentit të shoferit, një bord digjital me cilësi të lartë dhe infotainment (Innovision Cockpit) e orientuar drejt së ardhmes duke përfshirë shërbimet online. Natyrisht që Caddy i ri si zakonisht mbetet i besueshëm, fleksibël dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe tani është edhe më i përgatitur për atë që sjell jeta juaj.

Caddy shumë i sigurtë

Variantet e Pajisjeve

Nga ndryshimi bëhet gjithmonë përparim

Hapësira e brendshme

Intuitiv i operueshëm

Brendësia e Caddy është ridizenjuar plotësisht dhe digjitalizuar gjerësisht. Për herë të parë, gjithçka do të jetë në dispozicion me instrumente digjitalë opsionale: bordi digjital. Bordi dhe infotainment formojnë një peisazh dixhital të nivelit modern me të lartë (Innovision Cockpit). Gjithashtu janë digjitalizuar elementë të tjerë të shumtë të operimit: Këtu bën pjesë një modul komandimi për funksionet e ndriçimit dhe shikimit në të majtë të timonit shumëfunksional dhe një modul poshtë sistemit të informacionit dhe argëtimit si butona të drejtpërdrejtë të qasjes në funksione të ndryshme të menusë. Për më tepër, Caddy lë përshtypje me ventilimin aktiv të ajrit për çdo të pasagjer, ndenjëset e rehatshme ergoComfort, një koncept të ri ulësesh që ofron dy vende të teke në rreshtin e tretë dhe shumë më tepër.

Njoftime digjitale

Gjithçka nën kontroll vetëm përmes një vështrimi

Ekrani i bordit digjital është ndërtuar me kontrast të lartë e të qartë; ka një ekran diagonal prej 25,4 cm. Shoferi mund të zgjedhë midis tre konfigurimeve të ndryshme të ekranit. Kjo ndodh duke përdorur butonin View në timonin e ri shumëfunksional. Në konfigurimin e parë, takometri dhe shpejtësimatësi shfaqen në mënyrë interaktive në instrumentet e rrumbullakëta; Një imazh i zgjedhur individualisht shfaqet në mes të ekranit - si numeratori telefonik i Smartphonit. Bordi digjital bashkohet me sistemin e lartë të informacionit dhe argëtimit si faza e zgjerimit maksimal në bordin Innovision me shumë funksione të tjera.

Momentet kryesore të komoditetit

Dizajn karakteristik

Për sa i përket teknologjisë dhe pajisjeve, pjesa e jashtme e Caddy me deri në shtatë vende shquhet nga karakteristika të shumta të reja: Kjo përfshin ndihmat opsionale elektrike të mbylljes për dyert rrëshqitëse dhe derën e pasme, si dhe veçanërisht një tavan të madh panoramik me 1.4 m2 sipërfaqe xhami që shtrihet mbi rreshtin e parë dhe të dytë të ndenjësve. Ekzistojnë gjithashtu rrota të reja me disqe të lehta metalike me madhësi deri në 18 inç dhe në versionin standard më të lartë - fenerë të rinj LED dhe dritat e pasme LED. Për herë të parë në bord: sistemi i ndezjes dhe fikjes pa çelës Access Keyless (shkurt Kessy).

Motorët

Ekonomik dhe i rehatshëm

Caddy i ri ka opsionet e furnizohet me naftë, benzinë ose gaz natyror. 2. Ata janë motorë të fazës tjetër evolucionare që tashmë në 2020 do të përmbushin standardet e emetimeve Euro 6 të vitit 2021 dhe janë të pajisura me filtra gjatë gjithë kohës. Në varësi të versionit të trasmisionit, konsumi i modelit të ri Caddy është ulur deri në dymbëdhjetë për qind në krahasim me paraardhësin e tij.

Sistemet modern të asistencës së shoferit

Automatikisht më shumë komoditet

Me sistemet opsionale moderne të asistencës së shoferit në Caddy e ri, ju mund të shijoni çdo udhëtim në një mënyrë të relaksuar: falë asistencës të ndërrimit të korsisë, Rear Cross Traffic Alert, Trailer Assist und Travel Assist mit Emergency Assist, ju udhëtoni në  korsinë më të sigurt.

We Connect

Më i përshtatshëm se kurrë: mobiliteti i ri digjital

Funksione bazë inteligjente, sipas kërkesës në çdo Caddy të ri, duke filluar me shërbimet nga We Connect, si edhe shumë funksione shtesë nga We Connect Plus: Për ta bërë ngjitjen tuaj në makinë në lëvizjen digjitale sa më të lehtë dhe të përshtatshme, ne kemi instaluar tashmë tre paketa praktike për Ju. Cila ju përshtatet?

 

Performancë e shkëlqyer

Fitore e dyfishtë për Caddy tonë të rinj

E gjitha e re në treg, Caddy i ri dhe Caddy Cargo i ri tashmë kanë arritur një fitore të shkëlqyer; Në zgjedhjen e lexuesve të revistës së profilizuar »LOGISTRA«, Caddy Generation me i ri  la përshtypje me dizajnin e tij emocionues, të rafinuar, me sistemet moderne të asistecës për shoferin dhe infotainment (bordi Innovision) duke përfshirë shërbimet online. Janë ndarë çmime mbi risi të panumërta: Me »praktikën me të mirë: Vlerësimi  i automjeteve dhe flotës Innovations 2020 i dha revistës Praxis çmimin për Makina Tregtare dhe Logjistike për Caddy të ri dhe Caddy Cargo të ri me ndryshueshmërinë e tyre të lartë dhe përshtatshmërinë e shkëlqyeshme për përdorim të përditshëm.UrimeI! 

Burimi: »LOGISTRA«, Botimi 09-10/20

Pyetjet me të shpeshta për Caddy i ri

Kur del Caddy i ri në treg?

Kanë filluar tashmë shitjet në Shqipëri për Caddy i ri.

Kur mund ta porosis Caddy i ri?

Caddy i gjeneratës së pestë mund të porositet tashmë në Shqipëri nga shitësi i autorizuar Volkswagen Makina Tregtare.

Sa kushton Caddy i ri?

Të gjitha informacionet më të fundit mbi çmimet dhe pajisjet mund të kontaktoni me konsulentin e shitjeve të Volkswagen Makina Tregtare.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team