Në fund të vitit 2015 kishte një tjetër përditësim në projektin e Bullit. Bulli festoi Krishtlindjen e dytë në Linz. Ndërkohë që motori katërcilindërsh, transmisioni dhe akset e T1 origjinal ishin plotësisht funksionalë dhe pas një ripunimi të thellë priteshe rimontimi i tyre, përgatitjet e bojës po kryheshin me shpejtësi të lartë.
Por para se Bulli ynë të mund të shkëlqente në veshjen e re, duheshin përfunduar edhe disa hapa të tjerë. Si fillim, një patinim i plotë u aplikua mbi karroceri, që mundësoi mbushjen e vrimave më të vogla, duke siguruar kështu një bazament uniform. Më pas, e gjithë karroceria u patinua për të hequr çdo gungë të mbetur në sipërfaqe. Meqenëse kjo është kërkesë bazë për një lyerje të përsosur, këtij hapi iu tregua vëmendje e veçantë. Për praktikantët kjo do të thoshte: fërkim, fërkim dhe prapë fërkim. Dhimbjet e muskujve ishin të pashmangshme.
Pastaj ishte koha për të treguar ngjyrat. Pas përgatitjeve të shumta, më në fund Bulli mori ngjyrën e tij. Procesi i lyerjes ishte një çast i veçantë në rrugëtimin për restaurimin e plotë të T1 Kombi. Nëse lyerja me dorë nuk do të ishte e suksesshme në përsosmëri në tentativën e parë, do të duhej të ripërsëritej i gjithë procesi i përgatitjes. Kështu, praktikantëve u është dashur të bëjnë orë të tëra praktike dhe mbi të gjitha duhej të tregonin durim për të kryer një lyerje të përsosur.
Në ndryshim nga gjendja e mëparshme e Bullit, T1 nuk u lye me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, por me ngjyrën origjinale të vitit 1957, të kaltër në gri.
Synimi i Vitit të Ri 2016 ose pika e radhës në planin e përgatitjes ishte veshja e brendshme.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet bruto janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 20% TVSH, taksën standarde të konsumit (NoVA) dhe nuk marrin parasysh shtesat apo zbritjet e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim gjinor. Faleminderit për mirëkuptimin.