Një ëndërr bëhet realitet
Origjinali: VW Bus − ose i quajturi me dashuri "Bulli"− ka qenë shoqëruesi ideal për kërkesat më të larmishme për jetën e përditshme profesionale dhe private për mbi 65 vite.
Përjetoni historinë magjepsëse të Bullit, filluar nga viti 1950, viti kur lindi T1, deri tek modeli aktual T6.1. Si transportues, kamionçinë, autobus për transport personash, si mjet pushimesh, apo si kamper: Me kategorinë e automjeteve të sapo krijuar "Klasa autobus", Volkswagen ia arriti të sjellë në treg një automjet që ofron një rang të gjerë variantesh të dobishme. Bulli ishte jo vetëm bindës si "Vend pune" i lëvizshëm, por edhe si shtëpi e lëvizshme përreth globit.
Automjeti kult udhëtoi në zemrat e pronarëve të tij për breza me radhë. Për shumë persona një ëndërr e realizuar kur mund të niseshin për aventura të reja me Bullin e tyre si një shtrat me rrota. Teksa udhëton me Bullin, rruga shndërrohet në destinacion që ofron kënaqësi të plotë. Në çdo kilometër të përshkuar, ai shkruan histori, pasuron me kujtime dhe fiton vlera ideale për çdo drejtues të Bullit. Si shok besnik, Bulli është gjithmonë i ngulitur thellë në jetën e njerëzve. Të pasionuarit e Bullit mblidhen për të formuar komunitete tifozësh dhe ndajnë entuziazmin e tyre për automjetin e gjithanshëm gjatë ngjarjeve dhe takimeve të ndryshme. Edhe pse Bulli mbetet në llojin e vet me kalimin e viteve, automjeti dhe kërkesat e tij vazhdojnë të zhvillohen.
Në këtë drejtim, do të vazhdojë të shkruajë historinë e automjeteve në të ardhmen.
Modele
T1 1950 fillon prodhimi në Volfsburg
Në Republikën e re, nevoja për transport po rritet. Me këtë rast u zhvillua një lloj i ri automjeti. Skicat e para janë bërë në vitin 1947. Ato janë shumë të përafërta me modelin e mëvonshëm, për ndarjen e hapësirës apo konceptin e motorit.
T2 1967 fillon gjenerata e dytë
T2a paraqet në 1967 një gjeneratë të dytë të Transporter. Transporter-i ri është rritur pak, tashmë ka dritare më të mëdha dhe një xham të përparmë, një derë rrëshqitëse si pajisje standard dhe një amortizim të përmirësuar dukshëm me bashkim grusht-nofull në aksin para dhe krah tërheqjeje në aksin mbrapa, të dallueshëm nga hapësira e gomës. Gomat e pasme tani ruajnë rënien lehtësisht negative në të gjitha kushtet e drejtimit.
T3 1979 Bulli shkëlqen në dizajnin e ri
Gjenerata e modelit T3 të Transporter Tipi 2 e prezantuar në 1979 shfaqet me dizajn të ri krahasuar me ndërtimin e njohur të bazuar tek brumbulli të dy modeleve paraardhëse. T3 është ndjeshëm më i madh (60 mm më shumë ndëraks) dhe më i gjerë (125 mm). Kabina e shoferit dhe sipërfaqja e ngarkesës ofron ndjeshëm më shumë hapësirë. Dyshemeja është dhjetë centimetra më e ulët, dhe lartësia e ngarkesës është përkatësisht më e ulët.
T4 1990 shfaqet një gjeneratë krejt e re e Transporter
Në 1990 Volkswagen filloi një gjeneratë të re të Transporter. Volkswagen Transporter dhe Bus të riprojektuar krejtësisht me emërtimin e serisë T4 paraqiten me diferencial para dhe njësi motorike të montuar përpara. Sa i përket numrit të varianteve dhe të versioneve të karrocerisë, T4 vijon gamën e modeleve të paraardhësit të tij me shtesa të ndryshme.
T5 SeriaPremium nga Volkswagen nga 2003
Volkswagen Automjete Komerciale kanë shtuar përsëri seri të reja në larminë e modeleve paraardhëse të Transporter: Për herë të parë, Multitalent ofrohet me tre lartësi kabine. Në krahasim me paraardhësin e vet, vëllimi i ngarkesës është shtuar tek mjetet e rinj kryesisht për shkak të mureve të thikëta të karrocerisë. Gjithashtu i ri: Versioni i pajisjeve Shuttle. Zhdërvjellësia demonstrohet gjithashtu nga shasia me kabinë teke ose dopio për strukturat e veçanta si për kamionçinat, kamionët frigoriferikë apo karroatrecët.
T6.1 2015 E madhe në gjeneratën e gjashtë
Furgoni Transporter rritet me detyrat e tij. Tashmë hapësira e ngarkesës ka më shumë se kurrë funksionalitet dhe prakticitet. Një funksionim model përbën bazën për një mjet pune efikas, të zhvilluar për të përballuar detyrat e tij. Dy ndërakse dhe tre variante kabine ofrojnë një vëllim ngarkese prej deri 9,3 m³ dhe një peshëmbajtje prej deri 1,4 ton.
Bulli-Vita
1950 - 1979
Më 1 mars, filloni prodhimi i Volkswagen Tipi 2 T1.
Bulli merr ajrosje më të mirë dhe për këtë arsye merr projektimin karakteristik të çatisë.
Fillimi i prodhimit për kamionçinat VW me dopiokabinë.
Nga 1 qershori, Bulli do të ketë sinjale drejtimi në vend të dritave treguese.
VW Bus ka një derë të pasme më të gjerë. Si rezultat, versioni Samba për fat të keq humbet edhe dritaren e tij të qoshes.
Ndryshimi i modelit, T2 Bus zëvendëson Bullin me xham të përparmë të ndarë.
Një strukturë e re e përforcuar, parakolpë të rinj dhe ndryshime të tjera në detaje e bëjnë VW Bus më të sigurt.
Xhirot e para provë të modelit me të gjitha rrotat aktive, pararendësi i Syncro-s që u realizua më vonë.
Prezantimi i autobusit të ri T3, që është më këndor dhe më i gjatë se paraardhësi i tij.
1981 - 2015
Motori i parë me naftë tek VW Bus, me një fuqi prej 50 kf.
Motori i parë i benzinës tek VW Bus, duke u kthyer tek ftohësi me ajër.
Syncro me të gjitha rrotat aktive kishte debutimin tek VW Bus.
Modeli special "Magnum" del në treg, një variant tepër i mirëpajisur.
Shfaqet T4. Tani me motor përpara dhe transmision para.
T4 ka pësuar një transformim komplet dhe motori VR6 tashmë është i disponueshëm për Bus-in.
T5 bën debutimin e tij si gjenerata e pestë e Volkswagen Tipi 2.
Rinovimi i T5.
Prezantohet T6 − Gjenerata e gjashtë e një suksesi botëror.
Numrat e Bullit
5.580 marka
Çmimi i Volkswagen Tipi 2 1950.
9
Numri maksimal i vendeve në një VW Bus.
760 kg
Pesha e Bullit të parë.
1956
Hapja e fabrikës Volkswagen-Transporter në Hanover.
100 marka
Vlera e shitjes së aksioneve të VW gjatë vitit të parë të emetimeve në 1960.
L53
Kodi i ngjyrës të kuqe të vulës, një nga ngjyrat më të bukura të VW T1
1.455.034
Numri i autobusëve T1 që janë ndërtuar në Hanover nga viti 1956 deri në 1967.
7
Numri i çelësave dhe komandave në panelin standard të një autobusi T2 në vitin 1962.
25 kf
Performanca e motorit të parë të autobusit VW të vitit 1950.
M113
Kodi i porosisë për xhamat Safari, xhamin e palosshëm të T1.
2
Numri i autobusëve VW të eksportuar në SHBA në vitin e parë 1950.
112 kf
Performanca e autobusit VW T3 standard më të fuqishëm (Motor Wasserboxer 2,1 litër)..
50° 30'
Këndi i instalimit të motorit të parë me naftë në VW T3.
6
Numri i gjeneratave të Bullit.
241
Emërtimi i saktë i tipit të autobusit Samba si autobus nëntëvendësh.
1969
Woodstock.
235 kf
Performanca më e lartë e serisë e disponueshme në ditën e sotme të autobusit VW T5 3.2 V6.
65
Numri i viteve që është ndërtuar VW Bulli - më madh deri tani se çdo automjet tjetër komercial i krahasueshëm.
Bulli-Vita dhe Bulli-Zahlen vijnë nga libri "Bulli Love" e Delius Klasing Verlages ( www.delius-klasing.de). Informacionet lidhen edhe me Gjermaninë. Varianti: 2015 .
GO! Motormagazin
për të vizituar qendrën e Bullit në Hanover
Ngjarje dhe projekte në Austri
© Volkswagen Aktiengesellschaft - Fotot ku tregohen modelet T1 T2, T3 dhe T4, u dhanë miqësisht nga Volkswagen AG për ilustrim të faqes së internetit. Shkarkimi apo përdorimi i fotove nuk lejohet.