Të lidhur në rrejt – dhe të informuar
Merrni raportimet e përditësuara për trafikun direkt nga interneti. Merrni rrugën direkte për tek pika më e afërt e karburantit. Përdorni aplikacionet e smartfonit edhe gjatë ngarjes së makinës. Kujtohuni për takimet e servisit dhe lajmërohuni direkt në rast tentative vjedhjeje. Me më shumë shërbime celulare online të "Car-Net" ndiheni më rehat, të sigurt dhe më të informuar në rrugë.
Përjetoni më shumë info-argëtim në lëvizje dhe integroni smartfonin me Car-Net App-Connect të automjetit tuaj nëpërmjet një porte USB. Car-Net App-Connect shfaq aplikacionet funksionale të smartfonit tuaj në ekranin me prekje të sistemit opsional të radios ose të navigimit. Mund të përdorni Android Auto™, Apple CarPlay™ ose MirrorLink™ për të kontrolluar lehtësisht aplikacione të caktuara gjatë drejtimit të makinës në ekranin me prekje.
Nëse automjeti juaj është i pajisur me një sistem navigimi opsional, mund ta aktivizoni shërbimin Car-Net Guide & Inform që funksionon nëpërmjet internetit. Guide & Inform është i disponueshëm pa pagesë për tre vitet e para pas regjistrimit. Pra, mund të përdorni dy lloje shërbimesh: Shërbime që ju mbështesin drejtpërdrejt në automjet dhe që i konfiguroni nga shtëpia ose nëpërmjet portalit të klientit apo me aplikacionin Car-Net. Për të përdorur Guide & Inform në automjet, thjesht krijoni një hotspot duke përdorur smartfonin ose përdorni modemin opsional Volkswagen CarStick.