Kondicionimi i ajrit

Kondicionimi i ajrit

Temperaturë e mirë pune në bord

Kur termometri në verë ngrihet në 28 dhe dielli djeg mbi kabinë, keni nevojë për një sistem kondicionimi ajri të komandueshëm lehtësisht. Ai, jo vetëm që i jep temperaturën e rehatshme vendit tuaj të lëvizshëm të punës, por edhe ftoh sirtarin e kroskotit, nëse dëshironi. Kështu do të keni gjithmonë një pije të freskët në dorë. Mund të zgjidhni midis këtyre varianteve:

Sistemi i kondicionimit të ajrit me kontroll elektronik

Sistemi opsional i kondicionimit të ajrit siguron temperaturën e dëshiruar falë kontrollit me shumë faza.

Shihet sistemi i ngrohjes.

Sistemi i kondicionimit të ajrit "Climatronic"

Sistemi opsional i kondicionimit të ajrit "Climatronic" " ofron kontroll të temperaturës në 2/3 zona për drejtuesin, pasagjerin përpara dhe pjesën e pasagjerëve apo mallrave. Riqarkullimi automatik, sensori i cilësisë së ajrit, difuzorët shtesë të ajrit dhe ngrohësi opsional shtesë krijojnë një klimë të këndshme.

Shihet sistemi i kondicionimit të ajrit Climatronic.

Kondicionimi i ajrit me kontroll elektronik dhe evaporator të dytë

Difuzorët e sistemit opsional të kondicionimit të ajrit gjenden mbi murin ndarës. Rregullon temperaturën në hapësirën e ngarkesave për transport profesional të njerëzve apo mallrave të ndjeshme ndaj temperaturës.