Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Zum Seitenanfang
Newsletter
Menu
Mbyll menunë

ID. Buzz

 

Përshëndet të ardhmen. Përshëndet ID. Buzz

Bulli, Prej mbi 70 vitesh mahnit njerëzit rreth e rrotull botës. Volkswagen  e sjell këtë model fantastik tashmë në kohën e lëvizjes elektrike. ID. Buzz - është një homazh për legjendarin Bulli, por i orientuar dhe dizenjuar drejt të ardhmes. Komplet i ndërlidhur. Intuitiv. Me një konfort të ri definuar dhe implementim inteligjent. Për liri maksimale. ID. Buzz është më shumë se vetëm një makinë me motor elektrik. Ai është bërë për të gjithë, ata që së bashku me ne duan të startojnë nje epokë të re.

Përjetoni Liri dhe prakticitet

Jo vetëm i bukur, por dhe inteligjent, dizajni i ID. Buzz

Një referencë për Bullin e parë - dhe njëkohësisht komplet i pavarur. Dizajni i ID. Buzz është më shumë se vetëm pamja e parë. Opsione inteligjente, Sensorë dhe ekrane me prekje në vend të butonave, një koncept dizajni i orientuar për maksimizimin e hapsirës: këto edhe shumë më shumë opsione për tu zbuluar tek ID. Buzz i ri.

Fenerë LED-inteligjent

Sy LED inteligjent, që ndërveprojnë me ju dhe me kalimtarët. Ata sinjalizojnë në drejtimin që kthehet makina, monitorojnë kalimtarët në kembë dhe me biçikleta në anët e rrugës dhe sinjalizojnë me sinjale dritash duke ju tërhequr vëmendjen.

Sensorë: të shikosh, pa të shikuar

Sado i dukshëm dizajni i ID. Buzz: sensorët e tij janë integruar në mënyrë perfekte tek dizaini i ri. Ata monitorojnë ambientin brenda dhe jashtë makinës në mënyrë që udhëtimi juaj të jetë sa më i këndshëm dhe argëtues. Ata janë të pajisur dhe për ngarje autonome të automjetit.

Flexibilitet i një Dimensioni të ri

Katalisator? Serbator? Nuk i duhen ID. Buzz. Çka do të thotë: më shumë hapsirë për ju. Duke përdorur maksimalishtë ID. Buzz. Aerodinamik të optimuar, dhe brenda mjaftueshëm hapsirë. Duke ju lenë liri dëshirave tuaja në sajë të konfiguracionit fleksibël.

Jo vetëm praktik por dhe mahnitës

ID. Buzz është ridefinimi i cka mund të bejë një makinë sot. Një shtëpi lëvizëse apo makinë e mirëmenduar: ai di si tju lehtësoje çdo udhëtim duke ju çuar në destinacion të relaksuar.

Tavan panoramik

Lëre Diellin brenda

Një tavan panoramik që e meriton emrin e tij: shtrihet pothuajse në të gjithë gjatësinë e ID. Buzz e hapur për pamje të qiellit. Më shumë dritë natyrale (dhe netë plot yje) nuk ka

Ekrani AR-Head-Up

Udhëton duke shikuar përpara

Drejtimi i shikimit drejt rrugës asnjëherë nuk ka qënë kaq i lehtë. Sepse Ekrani Air-Head-Up projekton të dhënat e makinës tek xhami i parë. Njësoj sikur të gjitha të dhënat e navigimit, duken "si të pikturuara mbi rrugë". Kështu arrini të relaksuar gjithmonë atje ku doni të shkoni.

Ekrani me prekje

Ekrani me prekje. Një risi e re

ID. Buzz manovrohet shume thjeshtë, pasi është përshtatur plotësishte me kërkesat tuaja. Paneli i komandave nuk ka më butona dhe çelësa, Falë ekranit me prekje mjafton një prekje e lehtë për të dhënë komandat. Shtypni thjeshtë tek ekrani i timonit dhe aventura juaj mund të fillojë.

Nëse vlerësoni hapësirën për ngarkes: ID. Buzz Cargo

Inteligjent, i manovrueshëm, rezistent: nëse ju pëlqejnë furgonat, ID. do ta duani Buzz Cargo. Çdo vend i tij është i përdorshëm, me hapësira plotë për tu shfrytëzuar. Tavani me energji diellore për energji shtesë në makinë (për shembull priza 230 V brenda makinës). Ai mund të bëj shumë gjera dhe është shumë me shumë se nje furgon. Ai është ID. Buzz Cargo.

I ndërtuar për Qytetin e të nesërmes

Jo vetëm i shumë anshëm, por dhe i veçantë

Tavan diellorë

Karikimi pa stacion karikimi

Distanca e gjatë që përshkon ID. Buzz Cargo rritet dhe më tej në saj të tavanit diellorë dhe më shumë. Qëndrueshmëri inteligjente - në një nivel krejt tjetër.

Ngarje autonome

Vendi i punës i së ardhmes për shoferin

Edhe pse ngarja autonome tingëllon si e ardhmja: ID. Buzz Cargo është gati për këtë. Kjo hap mundësi komplet të reja për ju si shoferë. Në sajë të lidhjes me rrjetit ju në të ardhmen per shembull mund tju përgjigjeni E-Maileve, ndëkohë që automjeti udhëton drejt destinacionit të rradhës.

Shkathtësi urbane

E dizenjuar për qytetin

Hapësira të ngushta? Asnjë problem për ID. Buzz. Motorri i tij elektrik i vogël dhe hapësira e madhe midis rrotave siguron kthimin e gomave në pak vend - pa ngushtuar vendin e bagazhit. Fleksibël dhe inteligjent - siç është ID. Buzz Cargo.

I bërë me dashuri. Në Hannover.

66 vite para fillimit të prodhimit te ID. Buzz në vitin 2022 doli në rruge i pari model i Prodhuar nga fabrika në Hannover . Si vendi kryesorë i Volkswagen  eshte për këtë arësye krenari dhe detyrim, të ndërtojmë dhe pasardhësin e tij. Shumë gjëra ndryshojnë dhe të tjera prodhohen të reja. Ne në Hannover gëzohemi ti përkushtohemi të nesërmes.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team