Rregullimi i dritës së largët (Light Assist) / Asistent dinamik i dritës
Nëpërmjet një kamere në xhamin e përparmë, trafiku përpara dhe ai që vjen përballë analizohen në mënyrë të vazhdueshme¹. Nga një shpejtësi e caktuar e tutje, Light Assist aktivizon automatikisht dritën e largët. Fenerët opsionalë LED-Matrix „IQ.Light“ ndriçojnë në mënyrë optimale rrugën dhe anët e saj. Nëse një automjet vjen përballë, “Dynamic Light Assist”¹² e errëson zonën përreth tij duke çaktivizuar individualisht disa konuse drite. Fuqia e dritës së largët zvogëlohet shumë pak dhe kalimi mes dritës së largët dhe asaj të shkurtër nuk është më i nevojshëm. Sapo automjeti tjetër të ketë kaluar, drita e largët ndizet sërish me kapacitet të plotë.
Pamje e rrethinës (Area View)
Sistemi Area View i jep shoferit një pamje panoramike përreth automjetit, e cila ndihmon në manovrim ose parkim¹. Mund të zgjidhen pamje të ndryshme nga katër kamerat e vendosura në të katër anët e automjetit – duke përfshirë një pamje 360° nga lart.
Zbulimi i lodhjes
Sistemi mund të identifikojë rënien e përqendrimit të shoferit dhe e paralajmëron atë për 5 sekonda me një sinjal akustik dhe një rekomandim pushimi të shfaqur në panelin e instrumenteve¹. Nëse shoferi nuk ndalon brenda 15 minutave, paralajmërimi përsëritet një herë tjetër.
Asistent për paralajmërimin e drejtimit të gabuar
Nëpërmjet njohjes së shenjave të trafikut, sistemi paralajmëron nëse shoferi po hyn gabimisht në një autostradë nga drejtimi i kundërt¹.
Front Assist
Ky sistem frenimi emergjent është standard në BE dhe përfshin funksionin e frenimit emergjent në qytet, ndihmën për shmangie dhe asistentin për kthim. Front Assist mund të detektojë përpara automjetit këmbësorë, çiklistë dhe automjete përmes sensorëve dhe të paralajmërojë shoferin për rrezikun e mundshëm¹. Nëse shoferi nuk reagon në kohë, mund të kryhet një frenim automatik emergjent dhe të ndihmohet një manovër shmangieje¹. Sistemi mund të njohë një përplasje të mundshme dhe të reagojë duke aktivizuar frenat për të ngadalësuar ose ndalur automjetin, me qëllim shmangien e aksidentit¹.
Gjatë kthimit me sinjal ndezur, asistenti i kthesës monitoron korsinë përballë dhe në raste kritike mund të ndalojë automjetin¹.