Mbulesa dhe dekore të sediljeve

Vlerat e brendshme: të qëndrueshme, të rehatshme, me cilësi të lartë

Për të krijuar një ndjesi rehatije në Amarok, dizajnerët tanë të interierit kanë menduar shumë dhe kanë zgjedhur materiale që i përshtaten karakterit të secilës variantë modeli në pjesën e brendshme. Në modelin bazë Amarok do të gjeni materiale të forta plastike për sipërfaqet, sedilje të rehatshme me mbulesë tekstili dhe tapet në dysheme. Në modelin më të avancuar Amarok Aventura dominojnë materialet e cilësisë së lartë si lëkura për mbulesat e sediljeve dhe imitim lëkure për zona të tilla si hapësirat për ruajtje, mbështetësja e mesit apo paneli i instrumenteve. Në të gjithë gamën e modeleve Amarok – ashtu si edhe në ngjyrat e përdorura në mënyrë të matur – vlen rregulli: ndryshueshmëria është ajo që bën diferencën.

VW Amarok Innenraum mit Navi